Ndryshimi që do të gëzojë të gjithë përdoruesit e Netflix-it

Netflix-i mund të jetë një ndër kompanitë më gjigande në mesin e shërbimeve të transmetimit, por ende ka për të rregulluar. Në mesin e tyre janë shfaqja e serive në gjuhë të tjera të huaja, përveç gjuhës angleze.

Auto & Tek

08/11/2018 17:05

Shefi i Zyrës së Produkteve në Netflix dëshiron që përveç prodhimit të shfaqjeve, t’i mundësojë ato të kuptohen në të gjithë botën. Me fjalë të tjera, këto seri që të shfaqen në gjuhë të tjera të botës, transmeton lajmi.net.

“Anëtarët e Netflix-ut në mbarë botën duan rrëfim autentik, duan një perspektivë nga një krijues i pasionuar që është i bazuar në kulturën vendase”, potencoi Alma, një përdoruese e Netflix me origjinë nga Spanja.

Netflix fillimisht ka mundësuar përmbajtje jashtë SHBA-së në vitin 2014. Ndryshe, seritë dhe filmat e platformës “Netflix” u bënë të mundur në Kosovë dhe vendet shqiptare përreth pas një iniciative të Netflix për të qënë prezent në të gjithë rruzullin tokësor.

Një element tjetër thelbësor është investimi në përmirësimin e disponueshmërisë së shfaqjeve në gjuhë të ndryshme përmes titrave dhe dublikimit. “House of Cards”, shfaqja e parë origjinale e Netflix, u titrua në nëntë gjuhë kur debutoi gjashtë vjet më parë./Lajmi.net/