Ndryshimet që do sjellë ‘Volkswagen’ në teknologjinë e veturave të 2020-ës
Volkswagen ka disa ndryshime të mëdha që vijnë për prodhimet e vitit 2020 për të tërhequr klientë të rinj.
Auto & Tek
VW tani po njofton edhe më shumë ndryshime në të gjithë formacionin e modeleve të vitit 2020, me veçori të reja standarde të sigurisë dhe teknologjisë në secilën prej makinave, transmeton lajmi.net.
Për vitin 2020, VW thotë se do të shtojë disa karakteristika standarde të asistencës së shoferit, përfshirë paralajmërimin e përplasjes, frenimin autonom të urgjencës në rast të këmbësorëve, monitorimin në vende të errëta dhe alarmin e trafikut të pasmë.
Të gjitha modelet e VW që nga tani e tutje do të përfshijnë gjithashtu një sistem telematik të Car-Net të gjeneratës tjetër dhe WiFi në veturë.
Prodhuesi gjerman i automobilave kohët e fundit njoftoi ndryshime në garancion, i cili tanimë përfshin dy vjet mirëmbajtje.
Modelet specifike gjithashtu do të marrin ndryshime unike. Për shembull, Jetta 2020, Jetta GLI dhe Tiguan do të posedojnë të gjithë një karikues ‘Wi-Fi’ në dispozicion. /Lajmi.net/