Ndryshimet e reja të ‘BMW X5’ të ri, do t’iu gëzojnë tej mase

Kompania AC Schnitzer ia ka shtuar dinamikën modelit ‘X5’ të kompanisë gjigante, nëpërmjet disa ndryshimeve.

Auto & Tek

05/08/2019 11:00

Për gjeneratën e katërt të modelit ‘X5’, AC Schnitzer e ka fuqizuar më shumë nëpërmjet një modifikimi në sistemin e funksionimit, transmeton lajmi.net.

Në makinë është ndryshuar sistemi i pezullimit si dhe transmisioni i është ulur në masë të madhe, për të zbritur qendrën e gravitetit, duke e bërë më të shkathët veturën.

Shtimi i rrotave të reja me madhësi 22 inç, ka bërë që ky SUV të merr dukje edhe më sportive.

Edhe modifikimi i enterierit nuk është lënë anash nga AC Schnitzer, duke i vënë pedale alumini, pushuese për këmbë si dhe shirita alumini në konzolën e përparme. /Lajmi.net/