Ndodh në Deçan – Gruaja kërcënon dhe ngacmon dy burra në telefon, më pas e sulmon fizikisht njërin
Një grua është arrestuar në fshatin Prilep të Deçanit nën dyshimin për kanosje, ngacmim dhe sulm fizik ndaj dy personave. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 24 korrik 2025, rreth orës 19:05, kur e dyshuara, shtetase kosovare, përmes telefonit kishte kanosur dhe ngacmuar dy burra kosovarë. Më pas, ajo dyshohet se…

Lajme
Një grua është arrestuar në fshatin Prilep të Deçanit nën dyshimin për kanosje, ngacmim dhe sulm fizik ndaj dy personave.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 24 korrik 2025, rreth orës 19:05, kur e dyshuara, shtetase kosovare, përmes telefonit kishte kanosur dhe ngacmuar dy burra kosovarë. Më pas, ajo dyshohet se ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre, transmeton lajmi.net
Fatmirësisht, viktima nuk ka kërkuar trajtim mjekësor. Pas arrestimit dhe intervistimit në stacionin policor, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Ndaj saj janë iniciuar procedurat ligjore për veprat penale të “Kanosjes”, “Ngacmimit” dhe “Sulmit fizik”. Hetimet për rastin janë në zhvillim./lajmi.net/