Ndodh edhe kjo: Në disa Universitete mundeni të merrni diplomë për kanabis

Për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth industrisë së kanabisit, ky universitet tani e ofron këtë mundësi.

Fun

16/11/2019 11:54

Universiteti i Maryland tash është duke pranuar aplikacione për studimin në programin Master dy vjecar, i titulluar Shkenca Mjekësore për Kanabisë dhe Terapeutikë.

Ky program është i pari në Amerikë I dedikuar studimit mjekësorë në kanabis  dhe do të jetë ideal për ata persona të cilët kanë përfunduar Bachelor, dhe tani janë duke dashur të mësojnë më shumë në industrinë mjekësore të kanabisit.

Apo, ndoshta edhe për ata të cilët vetëm dëshirojnë të lavdërohen rreth njohurive që kanë mbi kanabisin, raporton “Unilad”, transmeton lajmi.net.

Fatkeqësisht ligjëratat nuk do të mbahen në një vend të madh me shumë profesorë, por studentët  do të mësohen rreth gjërave bazike rreth mjekësisë së kanabisit, përdorimin e tij klinik, efektet e reklamave, konsiderimi i shëndetit public si dhe në ligj dhe politik.

Profesorët në këtë Universitet shpejgojnë se përderisa industria dhe përdorimi i kanabisit është duke u rritur atëherë do të jetë shumë më mirë që t’i edukojmë të rinjtë në këtë subjekt./Lajmi.net/