Ndodh edhe kjo, e sheh aeroplanin e “zhytur nën det” në Google Earth

Robert Morton gjeti një imazh të qartë të asaj që duket të jetë një avion nën det

Fun

07/11/2018 11:06

Një baba me sy shqiponje u habit kur pa atë që duket si një aeroplan nën ujë jashtë brigjeve të Skocisë në Google Earth.

Robert Morton, 55 vjeç, gjeti një imazh të qartë të asaj që dukej të ishte një avion nën oqean pranë Edinburgut, transmeton lajmi.net.

Babai i tre fëmijëve, nga Doncaster, South Yorkshire, e përshkroi zbulimin e tij si “të pabesueshme dhe shumë të çuditshme” për Mirror Online.


“Duket sikur është nënujë,” tha ai në faqen e internetit.

Por ai pranoi se ka më shumë gjasa të jetë një anomali që ndodhi kur një satelit i Google e këput imazhin kur fluturoi një aeroplan.
Lokacioni i aeroplanit është më pak se nëntë milje nga Aeroporti i Edinburgut.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për ndonjë avion që rrëzohet duke e lënë Edinburgin apo atë zonë,” tha z. Morton.

“Unë e di që fotografia e aeroplanit nuk është në të vërtetë në ujë, ndoshta sateliti po e sheh poshtë përmes një reje të hollë që i jep asaj pamjen”.

Kjo foto vjen pasi një pilot ka pohuar se ka zbuluar disa pjesë të fluturimit MH370 të Malaysia Airlines në një xhungël në Kamboxhia duke përdorur Google Earth.

Daniel Boyer thotë se e ka gjetur motorin, bishtin dhe kabinën e avionit të varrosur në xhungël në veri të Phnom Penh duke përdorur Google Earth. /Lajmi.net/