Ndjekësja i tha se duhet të humb peshë, kështu ia kthen Bebe Rexha

Bebe Rexha iu përgjigj ndjekëses që i tha se duhet të bie në peshë.

ShowBiz

23/10/2019 11:31

Bebe Rexha është artiste e njohur shqiptare, që po zhvillon karrierë në botë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo publikoi imazhe nga performanca ‘live’ në “The Ellen DeGeneres Show”, performancë për të cilën tha se e kishte ëndërr.

Në mesin e shumë komenteve, një prej ndjekëseve i shkruan “Wow ju duhet të humbni peshë.

Ndërsa përgjigja e Bebes ishte “Jo, ti duhesh të pranosh më shumë dhe të punosh në vetë-urrejtjen tuaj”.

Për ndryshe, lidhur me peshën, Bebe kishte deklaruar publikisht se po punon në këtë drejtim. /Lajmi.net/