Ndizen alarmet: Irani lëshon raketa drejt Izraelit
Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, kanë njoftuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Bëhet e ditur se alarmet janë aktivizuar në disa zona në veri të vendit, shkruan skynews. “Forcat ajrore po punojnë për të kapur dhe sulmuar kudo që është e nevojshme për të eliminuar kërcënimin”, tha IDF. “Mbrojtja nuk është hermetike dhe për këtë…

Bota
Irani ka lëshuar raketa drejt Izraelit, kanë njoftuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
Bëhet e ditur se alarmet janë aktivizuar në disa zona në veri të vendit, shkruan skynews.
“Forcat ajrore po punojnë për të kapur dhe sulmuar kudo që është e nevojshme për të eliminuar kërcënimin”, tha IDF.
“Mbrojtja nuk është hermetike dhe për këtë arsye udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm duhet të vazhdojnë të zbatohen.”
Ndryshe, Netanyahu së fundmi zbuloi dy qëllimet e Izraelit në Iran.
“Ne jemi në rrugën e duhur për të arritur dy qëllimet tona: eliminimin e kërcënimit bërthamor dhe eliminimin e kërcënimit me raketa”, tha ai.