Ndiqeni live ngjarjen madhështore të Apple

Më poshtë do t’i gjeni të gjitha detajet për këtë ngjarje, duke përfshirë kohën e fillimit, transmetimin live dhe ku ta shikoni.

Auto & Tek

09/03/2015 15:08

Ngjarja madhështore e Apple sot do të ofrojë një pamje më të afërt të orës së shumë pritur Apple Watch. Përveç orës, në këtë ngjarje pritet të diskutohet për një laptop të ri dhe sistemin e ri iOS 8.2.

Pas shumë parashikimeve dhe thashethemeve, tani kompania pritet që ta zbulojë orën në ngjarjen që do ta mbajë sot në Kaliforni – duke përfshirë atë se si punon pajisja, çmimet dhe variantet e modeleve, transmeton Lajmi.net.

Si ta shikoni ngjarjen?

Koha e fillimit të ngjarjes është në ora 18:00 – në zonën kohore për Kosovë. Për ta shikuar ngjarjen ju duhet të klikoni këtu.

Qëndroni me Lajmi.net për të gjitha detajet nga kjo ngjarje madhështore.