“Ndihmo edhe Ti” shpërndan dhurata për fëmijët e SOS fshatrave

Shoqata humanitare "Ndihmo edhe Ti", do të bejë ndarjen e dhuratave për fëmijët e SOS Fshatrave të Kosovës, si dhe 150 fëmijëve të familjeve me gjendje të veshtirë sociale dhe që janë në prag të shturjes si familje, të cilët janë pjesë e programeve këshilluese dhe edukative të SOS.

Lajme

28/12/2016 09:17

Për fëmijët e SOS, përveç dhuratave do të shperndahen edhe pako me pelena, pako me qumësht dhe lodra për të gjithë fëmijët nen moshen 3 vjeçare.

E gjithe kjo është arritur fale mjeteve që kanë dhuruar kompani të ndryshme kosovare.