Ndihma e Suarezit

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka thënë se është i vendosur t’i ndihmojë ekipit të tij pas rikthimi nga suspendimi prej dhjetë ndeshjesh. Ylli uruguaian, 26-vjeç, të mërkurën mbrëma u rikthye nga suspendimi prej dhjetë ndeshjes pas kafshimit të mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic, në humbjen 1-0 nga rivali Manchester United në duelin e vlefshëm…

Sport

26/09/2013 22:00

Sulmuesi i Liverpoolit, Luis Suarez ka thënë se është i vendosur t’i ndihmojë ekipit të tij pas rikthimi nga suspendimi prej dhjetë ndeshjesh.

Ylli uruguaian, 26-vjeç, të mërkurën mbrëma u rikthye nga suspendimi prej dhjetë ndeshjes pas kafshimit të mbrojtësit të Chelseas, Branislav Ivanovic, në humbjen 1-0 nga rivali Manchester United në duelin e vlefshëm për xhiron e tretë të Capital One Cup.

“Gjithmonë mundohem të jap maksimumin në fushë. Jam këtu për ti ndihmuar ekipit, dhe ndihmoj Liverpoolin”, deklaroi ai.

Suarez ishte angazhuar në formacionin bazë të Liverpoolit për duelin kundër Manchester Unitedit në Old Trafford, hera e parë që luajti si titullarë nga barazimi 2-2 me Chelsean në Anfield Road më 22 prill.