​Ndeshjet e ditës në Ligën e Kampionëve, Zhegrova kundër Realit

Pas dueleve tejet interesante të së martës, Liga e Kampionëve do të vazhdojë son edhe me nëntë ballafaqime të tjera jashtëzakonisht interesante. Këto sfida janë të vlefshme për raundin e dytë të fazës së ligës së, sistem ky që po praktikohet për herë të parë. Njëra nga ndeshjet më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet…

Sport

02/10/2024 08:58

Pas dueleve tejet interesante të së martës, Liga e Kampionëve do të vazhdojë son edhe me nëntë ballafaqime të tjera jashtëzakonisht interesante. Këto sfida janë të vlefshme për raundin e dytë të fazës së ligës së, sistem ky që po praktikohet për herë të parë.

Njëra nga ndeshjet më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Lilë dhe Real Madridit. “Los Blancos” e nisën këtë fazë më fitore kundër Shtutgardit, ndërsa Lile u mposht nga Sportingu me rezultat 2-0.

Bayern Mynih do të ketë punë me Aston Villan, ndërsa Atletico Madridi i shkon Benfikës.

Këto janë ndeshjet tjera.

Girona-Geynoord

Shakhtar-Ataanta

Dinamo Zagreb-Monako

Liverpool-Bolonja

Rb Leipzig-Juventus

Stormg Graz-Club Brugge.