Ndeshja kundër Tottenham speciale për Fernandinhon – arritje e madhe e brazilianit

Mesfushori brazilian, Fernandinho, është zgjedhur në 11-ën startuese nga Pep Guardiola, për ndeshjen kundër Tottenham.

Sport

02/02/2020 18:00

Në kuadër të Premierligës, sot luhet kryendeshja e javës në Angli, mes Tottenham Hotspur dhe Manchester City.

Në këtë ndeshje, nga minuta e parë është aktivizuar edhe Fernandinho, për të cilin kjo ndeshje është speciale.

Mesfushori brazilian sot numëron paraqitjen e tij numër 300 me ‘Citizens’, përcjell lajmi.net.

Fernandinho kalonte te Manchester City në qershor të vitit 2013, kur paguante vet 4 milionë funte.

Lojtari brazilian tashmë është një nga lojtarët më të preferuar të trajnerit Pep Guardiola. /Lajmi.net/