Ndeshja e ardhshme e Bad News Eagles – ja sa është kuota për fitore e skuadrës kosovare

Sot, më fillim nga ora 12:00, Bad News Eagles do të luajnë ndeshjen e radhës në kuadër të turneut më të madh për CS: GO “PGL Antëerp 2022”.

Sport

14/05/2022 11:12

Kundërshtar i tyre është Copenhagen Flames e cila renditet e 14 në ranglistën botërore.

Përpara ndeshjeve si këto parashikohen edhe fituesit, andaj favoritë në letër shihet skuadra daneze.

E gjitha kjo vërehet edhe në kuotat për fitore të vendosura të të dyja ekipet.

1.47 kuotohet Copenahgen Flames për ta fituar ndeshjen, ndërsa 2.63 Bad News Eagles e cila cilësohet ende pa eksperiencën e duhur në këto turne.

Mbetet të shihet se cili do të jetë rezultati në fund, me gamerat kosovarë që janë gjithnjë të gatshëm për të befasuar për të mirë. /Lajmi.net/