Ndërsa nëna me të dashurin shikojnë televizion, 3 vjeçarja vdes në makinë nga i nxehti i padurueshëm

Laura Black, 37 vjeçe, dhe Aaron Hill, 29 vjeç, gjoja ishin duke shikuar televizion ndërsa vajza 3 vjeçe, Rylee Rose Black ishte e mbyllur brenda makinës në të nxehtin përvëlues të Australisë.

Fun

01/12/2020 15:54

Nëna 37 vjeçare shikoi televizion me të dashurin e saj ndërkohë që vajza e saj 3 vjeçare po vdiste në makinë jashtë shtëpisë, shkruan “DailyStar”.

Ata shikuan televizion për 5 orë me radhë, ndërsa vajza ishte gjatë gjithë kohës në makinë jashtë, transmeton lajmi.net.

Prokurorët thonë se çifti nuk e diskutuan fare se ku ishte vajza gjatë kësaj kohe.

Laura Black – nëna e viktimës

Pasi e kishte zënë gjumi në makinë ata të dy e lajnë aty të fle dhe hynë në shtëpi. Pas 5 orësh ata e shkuan ta marrin vajzën dhe e gjetën atë të përmbysur.

Vajza u dërgua në spital, ku u prononcua e vdekur. Black dhe Hill janë akuzuar për vrasje.

Aaron Hill – i dashuri i nënës së viktimës

Atë ditë, ata arritën në shtëpi në ora 9:50 pasi kishin dërguar në shkollë tri vajzat e tjera të Black dhe e gjetën vajzën të vdekur rreth orës 2:45, kur ata ishin duke shkuar për të marrë vajzat nga shkolla.

Prokurorët thonë se ata shikuan televizion pa diskutuar as një herë se ku ishte vajza në atë kohë.

Një faqe që mbledhë fonde ka filluar mbledhjen e disa mijëra eurove për tre vajzat dhe babanë e tyre. /Lajmi.net/