Ndërron jetë veterani i UÇK-së, Menduh Brava
Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Menduh Brava, ka ndërruar jetë, ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK). Brava ishte zëvendëskomandant i batalionit në Brigadën 164 “Gafurr Loku”, ish-kryetar i OVL UÇK-së, dega Hani i Elezit, si dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj organizate, transmeton lajmi.net. Në njoftimin…
Lajme
Veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Menduh Brava, ka ndërruar jetë, ka njoftuar Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK).
Brava ishte zëvendëskomandant i batalionit në Brigadën 164 “Gafurr Loku”, ish-kryetar i OVL UÇK-së, dega Hani i Elezit, si dhe anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj organizate, transmeton lajmi.net.
Në njoftimin e saj, OVL UÇK u ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit, bashkëluftëtarëve dhe miqve, duke vlerësuar kontributin e tij gjatë luftës dhe pas saj.
“I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve të tij”, thuhet në reagimin e OVL UÇK-së.
Menduh Brava do të kujtohet për angazhimin e tij në luftën çlirimtare dhe për veprimtarinë e vazhdueshme në strukturat e veteranëve./lajmi.net/