Ndërron jetë një minator i Trepçës, Sindikata e Minatorëve shpreh ngushëllime

Ka ndërruar jetë minatori i Trepçës, Omer Ahmeti. Për këtë ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, të cilët kanë shprehur ngushëllime. “Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shprehë ngushëllime me rastin e vdekjes së kolegut tonë Omer Ahmeti! Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Puntorit të…

Lajme

27/09/2024 22:18

Ka ndërruar jetë minatori i Trepçës, Omer Ahmeti.

Për këtë ka njoftuar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, të cilët kanë shprehur ngushëllime.

“Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës shprehë ngushëllime me rastin e vdekjes së kolegut tonë Omer Ahmeti! Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Puntorit të Flotacionit të Ndërmarrjes Trepça me Flotacion Stan-Tërg, Omer Ahmeti. Ngushëllime familjes Ahmeti, bashkëpunëtorëve dhe gjithë kolegëve minatorë për ndarjen nga jeta e Omer Ahmetit. Zoti e mëshiroftë shpirtin e tij”, ka shkruar Sindikata në Facebook. /Lajmi.net/