Ndërron jetë ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi

Ka vdekur ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi. Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij, të cilët bënë të ditur se i ndjeri do të varroset nesër nga ora 16:20 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë. Njoftimi i familjarëve: Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta e më të dashurit tonë,…

Lajme

13/04/2025 18:49

Ka vdekur ish-kryeprokurori i Kosovës, Ismet Kabashi.

Lajmi u bë i ditur nga familjarët e tij, të cilët bënë të ditur se i ndjeri do të varroset nesër nga ora 16:20 në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Njoftimi i familjarëve:

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta e më të dashurit tonë, Ismet Kabashi.

Ai u nda nga kjo jetë duke lënë pas një boshllëk në zemrat tona. Kujtimi për të do të mbetet i përjetshëm.

Varrimi i të ndjerit:

Data: 14 prill 2025

Ora: 16:20 (me ikindi)

Vendi: Varrezat e Shipolit, Mitrovicë.

Familja Kabashi.