Ndërron jetë gazetarja kosovare, Qefsere Nishevci
Sot, ka ndërruar jetë gazetarja kosovare, Qefsere Nishevi. Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë AGK përmes një postimi në Facebook. “Nishevci i përkiste brezit të gazetarëve që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuuan në zhvillimin e gazetarisë në Kosovë. Ajo ishte e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe karrierën e saj e kishte…
Lajme
Sot, ka ndërruar jetë gazetarja kosovare, Qefsere Nishevi.
Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë AGK përmes një postimi në Facebook.
“Nishevci i përkiste brezit të gazetarëve që me përkushtim dhe profesionalizëm kontribuuan në zhvillimin e gazetarisë në Kosovë. Ajo ishte e diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe karrierën e saj e kishte nisur në vitin 1982 si gazetare në “Zërin e Rinisë”, duke lënë gjurmë në informimin dhe edukimin e brezave të rinj. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe kolegët e saj”, ka shkruar AGK. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: