Ndërron jetë 26 vjeçari në QKUK, e therën me thikë dhe e hodhën nga vetura në Prizren

Një 26 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra mbrëmë pasi e therën me thikë dhe e hodhën nga vetura në Prizren. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire ne…

Lajme

07/07/2024 22:19

Një 26 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra mbrëmë pasi e therën me thikë dhe e hodhën nga vetura në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire ne toke.

“Patrulla policore i është përgjigjur rastit ku është kuptuar që viktima ishte therur me thikë. Eshtë njoftuar urgjenca e qytetit, të njëjtin e kanë dërguar në emërgjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë”, ka thënë Bytyçi për lajmi.net.

Viktima A.TH 26-vjeçar ka ndërruar jetë sot rreth orës 21:00 në klinikën intensive në QKUK.

Policia ka njoftuar se i dyshuari lidhur me rastin është identifikuar dhe arrestuar nga policia. Rasti është duke u hetuar dhe do të veprohet në bazë të udhëzimeve të prokurorit.