Ndërpritet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, vazhdon në mesditë

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Në këtë seancë, ka dëshmuar i akuzuari për vrasjen e saj, ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Gjatë kësaj seance Murseli bëri të ditur se ka kërkuar të takohet me fëmijët e tij, por se gjykata është duke pritur një përgjigje nga…

Lajme

11/02/2026 10:46

Sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në këtë seancë, ka dëshmuar i akuzuari për vrasjen e saj, ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Gjatë kësaj seance Murseli bëri të ditur se ka kërkuar të takohet me fëmijët e tij, por se gjykata është duke pritur një përgjigje nga autoritetet suedeze në lidhje me këtë vendim, raporton lajmi.net.

Përpos kësaj, Murseli thuhet se ka kërkuar që të takojë edhe Behgjet Pacollin, një njeri që theksohet të ketë qenë shumë i afërt me të e me të cilin kishin pasur marrëdhënie bashkëpunimi për disa vite.

Por takimi me Pacollin është refuzuar nga Gjykata.

Kjo seancë është ndërprerë, dhe do të vazhdoj nga ora 13:15.

Arsyeja e ndërprerjes së seancës është kërkesa e prokurores, pasi e njëjta ka thënë se i duhet pak kohë që t’i përgatis provat. /Lajmi.net/