Ndërpritet Roma-Parma
Ndeshja mes Romës dhe Parmës është ndërprerë pas reshjeve të mëdha të shiut që shkaktuan vërshimin e fushës në stadiumin Olimpico. Asnjëra skuadër nuk ishte në gjendje të krijonte ndonjë rast për shënim pas tetë minutash lojë, dhe gjyqtari me asistentët e tij e inspektuan edhe njëherë terrenin nëse është në gjendje të vazhdojë loja.…

Sport
Ndeshja mes Romës dhe Parmës është ndërprerë pas reshjeve të mëdha të shiut që shkaktuan vërshimin e fushës në stadiumin Olimpico.
Asnjëra skuadër nuk ishte në gjendje të krijonte ndonjë rast për shënim pas tetë minutash lojë, dhe gjyqtari me asistentët e tij e inspektuan edhe njëherë terrenin nëse është në gjendje të vazhdojë loja.
Tifozët vendas mirëpritën çdo kërcim të topit, por vërshëllyen vendimin për ndërprerjen e ndeshjes.
Giallorossët shpresonin të fitonin në mënyrë që të afrohen në tri pikë ndaj liderit Juventus, së paku përkohësisht, para ballafaqimit mes Bianconerëve dhe Interit në mbrëmje.