Ndërkombëtarët të qëndrojnë në Kosovë

Aleksandar Vulin kërkoi nga faktori ndërkombëtar që të mos e reduktojë prezencën në Kosovë. Ai thotë se serbët e Kosovës po rrezikohen dhe mund të pengohet procesi i kthimit.

Lajme

06/02/2014 16:58

Ministri serb pa Portofol i ngarkuar për Kosovën, Aleskadar Vulin, ka bërë thirrje për faktorin ndërkombëtar që të mos e lëshojë Kosovën, pasi që sipas tij, pa prezencën e ndërkombëtarëve, jeta e të kthyerve do të vështirësohej.

Vulin këto komente i ka bërë gjatë një qëndrimi në Komunën e Klinës, ka vizituar familjet e komuniteti serb të kthyer në fshatin Klinac, raporton B92.

Para disa dite në këtë fshatë është djegur shtëpia e familjes Vucevic.

Ministri Vulin ka shfrytëzuar këtë mundësi që të kërkojë nga ndërkombëtarët që të mos e lëshojnë Kosovën.

“Nga ky vend i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mos e reduktojnë prezencën e saj, pasi që jeta e këtyre njerëzve nuk do të jetë e mundur ashtu sikur edhe kthimi. Përderisa nuk ndodhë kjo, atyre nuk do t’i garantojë atyre që nuk do ti vihet flaka shtëpive të tyre”.