Trump i jep lamtumirën Dolly Parton: Një humbje e vërtetë për miliona njerëz, flamujt amerikanë në gjysmë shtizë për një javë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë lamtumirën me fjalë prekëse këngëtares legjendare të muzikës country, Dolly Parton, pas lajmit për ndarjen e saj nga jeta në moshën 80-vjeçare. Në një postim në rrjetin social Truth Social, presidenti amerikan e cilësoi vdekjen e saj si një “humbje të vërtetë për miliona njerëz”, ndërsa njoftoi…

Lajme

25/08/2026 23:55

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë lamtumirën me fjalë prekëse këngëtares legjendare të muzikës country, Dolly Parton, pas lajmit për ndarjen e saj nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, presidenti amerikan e cilësoi vdekjen e saj si një “humbje të vërtetë për miliona njerëz”, ndërsa njoftoi njëkohësisht se flamujt amerikanë do të valëviten në gjysmë shtizë për një javë, në nder të këngëtares.

Trump vlerësoi karrierën dhe kontributin e Dolly Parton, duke e cilësuar atë si një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës country dhe duke nënvizuar se ajo ishte një artiste e pazëvendësueshme.

“Me pikëllim të madh njoftoj se Dolly Parton, një nga këngëtaret më të mëdha të muzikës country dhe shumë më tepër se kaq, sapo është ndarë nga jeta. Kjo është një humbje e vërtetë për miliona njerëz. Nuk ka pasur kurrë askënd si ajo dhe nuk do të ketë kurrë”, shkroi Trump.

Më tej, presidenti amerikan njoftoi se, në nder të saj, flamujt e SHBA-së në të gjithë vendin do të ulen në gjysmë shtizë për një javë, duke nisur nga ora 18:00 e mbrëmjes.

“Prehu në paqe, Dolly! Bota të do”, përfundoi Trump mesazhin e tij.