Nderime për jetën dhe veprën e dëshmorit Jeton Dedushaj në 17 vjetorin e rënies
Janë bërë 17 vite që nga rënia heroike e Jeton Idriz Dedushajt në betejën e Dashinocit të Deçanit.

Lajme
Dedushaj ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit dhe vinte nga një familje patriotike e fshatit Vuthaj në Plavë të Malit të Zi.
Në nderim të jetës dhe veprës heroike të dëshmorëve Jeton Dedushaj, Burim Mustafaj dhe Shpend Malaj nesër më 5 qershor duke filluar nga ora 11:00 do të bëhen homazhe pranë varreve të tyre në fshatin Gllogjan.
Dedushaj është i vetmi dëshmor nga malësia shqiptare e Malit të Zi që ka rënë dëshmor gjatë luftës së Kosovës më 1999.
Jetoni është i varrosur në varrezat e dëshmorëve në Gllogjan bashkë me heronj të tjerë të kësaj zone, ndërsa edhe një rrugë në fshatin Lumbardh të komunës së Deçanit mban emrin e heroit. / Lajmi.net