‘Ndërhyrje’ e palejueshme

Nganjëherë Aston Villa vërtetë ka qenë e ‘zhveshur’ në fushë, e sidomos në mbrojtje. Një shembull i ri erdhi të martën mbrëma kur ata pësuan 4-0 nga Tottenham në duelin e vlefshëm për rrethin e tretë në Capital One Cup. Por, një incident që ndodhi në fushë vërtetë solli një zhveshje. Derisa Nicklas Helenius ishte…

Sport

25/09/2013 11:45

Nganjëherë Aston Villa vërtetë ka qenë e ‘zhveshur’ në fushë, e sidomos në mbrojtje. Një shembull i ri erdhi të martën mbrëma kur ata pësuan 4-0 nga Tottenham në duelin e vlefshëm për rrethin e tretë në Capital One Cup.

Por, një incident që ndodhi në fushë vërtetë solli një zhveshje. Derisa Nicklas Helenius ishte nisur drejt portës, ai u pengua nga Jan Vertonghen.

Sulmuesi i Aston Villas kishte hyrë në zonën e kundërshtarit, Vertonghen – i frikësuar se Villa mund të barazojë rezultatin pas golit të Jermain Defoe – mori masa emergjente duke e kapur për brekë. Sulmuesi danez kishte dëshmi se ishte ndalur në mënyrë të palejueshme, andaj nuk është për tu habitur se dukej mjaft i hidhëruar.

Ky nuk ishte turpërimi i vetëm për Villan në këtë ndeshje pasi Tottenham realizoi edhe tre gola të tjerë në fitoren e thellë 4-0.