Ndarja nga një person i dashur ndikon në trurin tuaj, ja se çfarë kanë gjetur hulumtuesit

Hulumtuesit kanë treguar se të kalojmë nga një ndarje dhe të vazhdojmë jetën është shumë e vështirë, e sidomos në muajt e parë.

Fun

05/12/2019 10:16

Ju mund të ndjeheni si të thyer. Fillojnë të zhvillohen shumë pasiguri dhe mendime për refuzime, duke filluar të dyshoni tek vetja, transmeton lajmi.net.

Thellë brenda jush, kjo ndarja ka ndodhur pa dashjen tuaj dhe ndenjat tuaja janë lënduar duke ju shkaktuar kështu stres psikologjikë.

Hulumtuesi dhe shkencëtari Edward Smith nga Universiteti i Kolumbisë kanë kryer një hulumtim me persona të cilët kanë kaluar një ndarje të padëshirueshme brenda 6 muajsh dhe sa dramatike janë ndarjet nga një person që keni dashur.

Shkencëtarët kanë kryer dy skanime te trurit. Trurin e atyre personave që janë refuzuar, që u është treguar fotografia e ish partnerit të tyre. Ata treguan se kur këtyre personave u është reaguar ajo fotografia e partnerëve ata kanë përjetuar dhembje fizike dhe një pjesë e trupit është ndezur. Ata kanë përjetuar dhembje dhe mpirje.

Ndarjet janë konsideruar si një lloj shoku ku këta persona kalojnë në dhembje emocionale, shpërqëndrim dhe kalimi në ndjenja intensive dhe mendime obsesive.

Njerëzit që së fundmi janë ndarë nga partneri/partnerja kalojnë në mendime obsesive, ata gjatë tërë kohës mendojnë për ish partnerin/partneren, ata mendojnë për çdo gjë që kanë kaluar bashkë dhe zakonisht gratë janë ato të cilat e marrin lidhjen më seriozisht dhe pas ndarjes mendojnë më shumë rreth asaj se çfarë kanë gabuar. Kjo mund të i qoj njerëzit edhe tek depresioni.

Shkencëtarët thonë se është e njëjtë sikur me personat që janë të varur nga droga dhe ajo drogë iu largohet dhe ua ndalojnë, e njëjtë është edhe ndjenja pas ndarjes nga një person i dashur. /Lajmi.net/