Ndalohet një person për ndihmë në dhënie të ryshfetit, Prokuroria Speciale nis hetimet
Me urdhër të Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë personi me inicialet E.L., nën dyshimin për veprën penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit”. Sipas njoftimit zyrtar, E.L. dyshohet se ka ofruar ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale, ndërsa rasti është në fazën fillestare të hetimeve, raporton lajmi.net Prokuroria Speciale,…
Lajme
Me urdhër të Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë personi me inicialet E.L., nën dyshimin për veprën penale “Ndihmë në dhënie të ryshfetit”.
Sipas njoftimit zyrtar, E.L. dyshohet se ka ofruar ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale, ndërsa rasti është në fazën fillestare të hetimeve, raporton lajmi.net
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, ligjet në fuqi dhe praktikat ndërkombëtare.
Në fund të njoftimit, Prokuroria Speciale ka riafirmuar angazhimin e saj në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend./Lajmi.net/