Ndalohet edhe personi i tretë i dyshuar për përgatitjen e një vr*sjeje të rëndë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka ndaluar edhe personin e tretë të dyshuar në kuadër të hetimeve për përgatitjen e një vrasjeje të rëndë, rast i cili ishte parandaluar nga Policia dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është ndaluar të dielën, më 29 nëntor, rreth orës 04:30, në pikën kufitare…
Lajme
Policia e Kosovës ka ndaluar edhe personin e tretë të dyshuar në kuadër të hetimeve për përgatitjen e një vrasjeje të rëndë, rast i cili ishte parandaluar nga Policia dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është ndaluar të dielën, më 29 nëntor, rreth orës 04:30, në pikën kufitare në Han të Elezit, në hyrje të Kosovës.
I njëjti ishte në kërkim policor në kuadër të këtij rasti. Pas identifikimit dhe përfundimit të veprimeve procedurale, ai është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Me ndalimin e personit të tretë, numri i të dyshuarve të ndaluar në këtë rast ka shkuar në tre.
Rasti lidhet me një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe AKI-së, gjatë të cilit ishte parandaluar një vrasje e dyshuar dhe ishin sekuestruar armë zjarri, përfshirë edhe armë me silenciator.
Policia ka bërë të ditur se hetimet dhe veprimet operative po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe AKI-në.
Të dyshuarit po hetohen për veprat penale të përgatitjes së vr*sjes së rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtjes së paautorizuar. /Lajmi.net/