Ndalohen tre persona në Han të Elezit për kalim të paligjshëm të kufirit

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin në Han të Elezit. Sipas njoftimit zyrtar, dy prej të ndaluarve janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa personi i tretë është nga Kosova, raporton lajmi.net Policia bën të ditur se gjatë patrullimit në zonën kufitare, zyrtarët…

Lajme

03/03/2026 09:13

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin në Han të Elezit.

Sipas njoftimit zyrtar, dy prej të ndaluarve janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa personi i tretë është nga Kosova, raporton lajmi.net

Policia bën të ditur se gjatë patrullimit në zonën kufitare, zyrtarët kanë hasur në tre burra që dyshohet se kanë hyrë ilegalisht nga Maqedonia e Veriut në territorin e Republikës së Kosovës.

Pas ndalimit, të dyshuarit janë intervistuar nga autoritetet kompetente. Me vendim të prokurorit të rastit, ata janë liruar në procedurë të rregullt hetimore./Lajmi.net/