Ndalohen dy persona për bixhoz të paligjshëm

Policia ka ndërmarrë një aksion në Komunën e Klinës, ku ka zbuluar një rast të organizimit të bixhozit të paligjshëm. Si rezultat, janë arrestuar dy persona të dyshuar se, në bashkëpunim me të tjerë, kanë kryer veprën penale të organizimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, raporton lajmi.net Gjatë operacionit, në vendin e…

Lajme

09/09/2025 09:25

Policia ka ndërmarrë një aksion në Komunën e Klinës, ku ka zbuluar një rast të organizimit të bixhozit të paligjshëm.

Si rezultat, janë arrestuar dy persona të dyshuar se, në bashkëpunim me të tjerë, kanë kryer veprën penale të organizimit të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin, raporton lajmi.net

Gjatë operacionit, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar katër vetura, që dyshohet se u përkasin personave të përfshirë në këtë veprimtari. Disa prej tyre, me të vërejtur praninë e policisë, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit të rastit, pas iniciimit të procedurave penale, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Lajmi.net/