Ndalja arbitrare e qytetarëve kosovarë në pikat kufitare në Serbi, MPJ-ja del me njoftim

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët. Kjo pasi që para disa orëve është raportuar se dhjetëra autobusë të Kosovës janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, ku pala serbe nuk është duke i lejuar ta kalojnë kufirin. MPJD dhe MPB janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe…

Lajme

17/04/2024 10:43

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Kjo pasi që para disa orëve është raportuar se dhjetëra autobusë të Kosovës janë ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci, ku pala serbe nuk është duke i lejuar ta kalojnë kufirin.

MPJD dhe MPB janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja, ku bën apel qytetarëve që të mos kalojnë nga Serbia për në shtetet e BE-së, por të shkojnë në rrugë tjera alternative.

“INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË SHFRYTËZOJNË HYRJE-DALJET E SERBISË

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas situatës së krijuar në pikat kufitare në Serbi dhe ndaljes arbitrare të qytetarëve të Kosovës në vendkalime kufitare, të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi.

MPJD dhe MPB janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe do t’iu mbajnë të informuar rreth detajeve të reja.

Të gjithë udhëtarët luten që të ndjekin me vëmendje situatën e tensionuar të sigurisë dhe të mos udhëtojnë përmes Serbisë.

Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police

rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.” /Lajmi.net/