Ndalimi i karateistëve, Haradinaj: Serbia po qëndron në politikat nacionaliste
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradiaj e ka quajtur akt të papranueshëm, vendimin e Serbisë për ndalimin karateistëve të Kosovës për të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Karatesë, që do të mbahet në Novi Sad të Vojvodinës
Lajme
Haradinaj me anë të një postimi në facebook ka thënë se ky veprim i shtetit serb nuk i kontribuon normalizimit të raporteve mes dy vendeve.
“Këtë akt ndalese të shtetit serb, të dytin më radhë brenda një kohe të shkurtë, e konsiderojmë si veprim që sinjalizon se Serbia po qëndron në politikat nacionaliste të konfliktit dhe refuzimit në vend të bashkëpunimit”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se autoritetet serbe janë njoftuar më kohë nga Komiteti Olimpik i Kosovës për këtë udhëtim dhe pretendimi se ato nuk janë informuar me kohë është i paqëndrueshëm./Lajmi.net/
.