Ndalet rryma në sallën e gjyqit, pritej të fillojë seanca për rastin e 400 kg kokainë
Në Gjykatën Themelorë në Prishtinë është ndërpre energjia elektrike. Pas pak pritet që të filloj seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin e 400 kilogramë kokainë: Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyçi Prokuroria po akuzohen se përmes kompanisë “MC FOOD” kishin lidhur marrëveshje me një kompani “SEARA”, për importin e…

Lajme
Në Gjykatën Themelorë në Prishtinë është ndërpre energjia elektrike.
Pas pak pritet që të filloj seanca gjyqësore ndaj të akuzuarve për rastin e 400 kilogramë kokainë: Izet Sheqiri, Kadri Sheqiri, Faton Vrajolli, Kadri Brahimi dhe Fehmi Bytyçi Prokuroria po akuzohen se përmes kompanisë “MC FOOD” kishin lidhur marrëveshje me një kompani “SEARA”, për importin e produkteve të mishit të pulës së ngrirë, por sipas Prokurorisë në to ishin vendosur substanca narkotike.
Në këtë seancë do të jep dëshminë e tij Izet Sheqiri, pronar i kompanisë “MC FOOD”.
Pesë të akuzuarit nuk e kanë pranuar fajësinë për veprat penale të cilat po u vihen në barrë nga Prokuroria, ndërsa i akuzuari Izet Sheqiri kishte thënë se ndihet fajtor vetëm për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.Sipas aktakuzës të akuzuarit përmes bashkëpunimit me persona nga shteti i Brazilit duke shfrytëzuar kompaninë “MC Food” kanë lidhur marrëveshje me kompaninë “SEARA”, për importimin e produkteve të pulës së ngrirë dhe në brendi të pakove është vendosur substancë narkotike.Kjo substancë e llojit kokainë u gjet më 17.05.2021, në sasi prej 400 kilogramësh.