Ndalet Reali, skuqet Ronaldo
Real Madrid nuk arriti të ngjitet mbi Barcelonën në La Ligë, por vetëm i barazoi pikët me kampionin në fuqi. Los Blancos barazuan 1:1 në udhëtim te Athletic Bilbao në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22’të. Pjesa e parë nuk soli gola. Por, pas pak më tepër se një ore lojë Jese Rodriguez konfirmoi…
Sport
Real Madrid nuk arriti të ngjitet mbi Barcelonën në La Ligë, por vetëm i barazoi pikët me kampionin në fuqi.
Los Blancos barazuan 1:1 në udhëtim te Athletic Bilbao në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 22’të. Pjesa e parë nuk soli gola.
Por, pas pak më tepër se një ore lojë Jese Rodriguez konfirmoi periudhën e formës së mirë duke kaluar Realin në epërsi. Mirëpo, avantazhi i mysafirëve nuk zgjati shumë pasi Ibai Gomez barazoi rezultatin për Bilbaon në minutën e 74’të.
Vetëm dy minuta më vonë Cristiano Ronaldo u përjashtua tek Real Madrid pati goditi një futbollist të Bilbaos.
Dhe, Reali nuk arriti të bënte diqka më tepër duke i ndarë pikët me Bilbaon, që e dërgojnë në kuotën e 54 pikëve, aq sa ka edhe Barcelona, e dyta, por tri më pak se lideri i ri Atletico Madrid.