Ndalet një veturë në Vërmicë, gjenden katër migrantë – arrestohet shoferi

Një person është ndaluar në Vërmicë pasi në automjetin që drejtonte janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shtator rreth orës 04:00. I dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit është liruar. Ndërkohë, migrantët janë trajtuar dhe më…

Lajme

22/09/2026 09:59

Një person është ndaluar në Vërmicë pasi në automjetin që drejtonte janë gjetur katër migrantë, shtetas të huaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 21 shtator rreth orës 04:00.

I dyshuari, shtetas kosovar, është intervistuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit është liruar.

Ndërkohë, migrantët janë trajtuar dhe më pas janë dërguar në qendrën përkatëse të strehimit.

Rasti është cilësuar si “Kontrabandim me migrant”. /Lajmi.net/