Ndahet nga jeta ylli i këngës popullore, Luan Hajra

Në moshën 73 vjeçare këngëtari i njohur kosovar, Luan Hajra është ndarë nga jeta.

ShowBiz

27/02/2022 09:58

Ylli i këngës popullore, la pas një krijimtari të bukur e të bujshme muzikore, shkruan lajmi.net.

Hajra, kishte nisur të këndonte që në fëmijëri, kishte këngë e albume muzikore, por hiti i tij i madh mbetet kënga “Rroka Mandolinën”.

Disa nga këngët e tjera të Luan Hajrës:

“Kallma cigaren”

“A s’ma falë”

“Je e bukur”

“Tuj shetit”

“Jasemin moj të vjen era”

“Qaj gitara ime”

“Ku po shkon moj gocë e vogël”

“Oda me tavan”

“O zambaku i bardhë”

“Isha vetëm tuj mendu”

“Te dugaja e re”

“Nëpër shtyllat e telefonit” etj./Lajmi.net/