S’është më vetëm “Tahiri”, Adelina merr vendimin për të shtuar edhe mbiemrin e burrit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka bërë së fundmi një ndryshim në profilin e saj në Instagram. Ajo ka shtuar edhe mbiemrin e bashkëshortit të saj, Serjozha Markov, duke bërë që emri i saj në rrjetin social të figurojë tashmë si Adelina Tahiri – Markov. Ndryshimi është vënë re së fundmi në profilin e…
ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, ka bërë së fundmi një ndryshim në profilin e saj në Instagram.
Ajo ka shtuar edhe mbiemrin e bashkëshortit të saj, Serjozha Markov, duke bërë që emri i saj në rrjetin social të figurojë tashmë si Adelina Tahiri – Markov.
Ndryshimi është vënë re së fundmi në profilin e këngëtares, e cila deri tani ishte e njohur publikisht vetëm me mbiemrin e vajzërisë.
Adelina Tahiri dhe Serjozha Markov janë prej vitesh bashkë dhe kanë një djalë.
