Ndahet nga jeta ish-kryetari i Deçanit, Ismajl Berisha
Sot u nda nga jeta Ismajl Berisha, ish-kryetar i Komunës së Deçanit dhe një personalitet i dalluar në jetën kulturore dhe institucionale të Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili në një postim në emër të komunës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë…

Lajme
Sot u nda nga jeta Ismajl Berisha, ish-kryetar i Komunës së Deçanit dhe një personalitet i dalluar në jetën kulturore dhe institucionale të Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur nga kryetari aktual i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i cili në një postim në emër të komunës i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë atyre që e njohën Berishën, raporton lajmi.net
Në vitet 1981–1983, Ismajl Berisha udhëhoqi komunën e Deçanit me përkushtim dhe vizion, duke dhënë kontribut të madh në zhvillimin e infrastrukturës, arsimit dhe mirëqenies së qytetarëve.
“Kontributi i tij për zhvillimin e infrastrukturës, arsimit dhe mirëqenies së qytetarëve do të kujtohet me respekt të veçantë,” ka shkruar Ramosaj.
Përveç angazhimit të tij institucional, Berisha ka lënë gjurmë të thella edhe në jetën kulturore të vendit, veçanërisht si drejtor i shtëpisë botuese “Rilindja”, ku ka qenë një zë i rëndësishëm në mbrojtjen dhe promovimin e identitetit kombëtar shqiptar.
“Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij!” përfundon mesazhi ngushëllues i kryetarit Ramosaj.
Postimi i plotë i Ramosajt: