Ndahet nga jeta artisti D’Angelo
D’Angelo, pionieri i neo-soul-it dhe vizionari modern, tre albumet e të cilit u vlerësuan gjerësisht si vepra arti mjeshtërore, vdiq sot. D’Angelo ishte 51 vjeç, raportojnë mediat amerikane. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja, që bën me dije se D’Angelo po ballafaqohej me kancerin tash e sa kohë. “Ju kërkojmë të respektoni…

ShowBiz
D’Angelo, pionieri i neo-soul-it dhe vizionari modern, tre albumet e të cilit u vlerësuan gjerësisht si vepra arti mjeshtërore, vdiq sot.
D’Angelo ishte 51 vjeç, raportojnë mediat amerikane.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar familja, që bën me dije se D’Angelo po ballafaqohej me kancerin tash e sa kohë.
“Ju kërkojmë të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë, por ju ftojmë të gjithëve të bashkoheni me ne në vajtimin e ndarjes së tij nga jeta, duke festuar gjithashtu dhuratën e këngës që ai i ka lënë botës” thuhet në njoftimin e familjes.
D’Angelo ishte një nga artistët më të respektuar të 30 viteve të fundit.
Ai e filloi karrierën e tij si kompozitor për artistë të tjerë, por shpejt e afirmoi veten si një yll solo me debutimin e tij në vitin 1995, Brown Sugar.
Një pjesë kyçe e Soulquarians, një kolektiv i lirshëm muzikantësh, këngëtarësh dhe producentësh – Questlove, Erykah Badu, J Dilla, Q-Tip, për të përmendur disa – ai ishte në ballë të një lëvizjeje që hapi shtigje të reja në soul, R&B dhe hip-hop, duke ruajtur një admirim të thellë për të kaluarën.
Tre albumet e tij solo “Brown Sugar”, “Voodoo” dhe “Black Messiah” fituan vlerësime kritike dhe u futën në Top 10 të listës së albumeve Billboard 200.