Ndahen Rita Ora dhe Calvin Harris, konfirmon DJ

Pas një lidhjeje të trazuar, Dj britanik Calvin Harris ka konfirumuar se ka tashmë një kohë  që ai dhe Rita kanë përfunduar lidhjen e tyre.

ShowBiz

07/06/2014 13:52

Rita dhe Calvin ndahen përfundimisht. Është vetë Harris ai që ka konfirmuar këtë në Twitter.

Përderisa Rita gjendej në Meksikë, Calvin është parë me femra të ndryshme gjatë mbrëmjeve të kësaj jave, gjë që ka bërë mediat të flasin.

Kështu, për të mos u folur më shumë, Calvin ka shfrytëzuar Twitterin për të treguar: “Duke iu adresuar spekulimeve – është bërë tashmë një kohë që unë dhe Rita e kemi përfunduar lidhjen tonë. Ajo është një grua e bukur dhe e talentuar dhe unë i dëshiroj gjithë të mirat.”

Çifti kanë qenë në lidhje që nga maji i kaluar dhe kanë punuar së bashku në këngë të reja. Rita ka treguar se ajo ka qenë shumë e lumtuar kur kanë punuar bashkë në këngën ‘I will never let you down’ e madje në intervistën për ELLE ka treguar se për herë të parë edhe është dashuruar.

To address speculation – myself and Rita ended our relationship some time ago. She is a beautiful, talented woman & I wish her all the best

— Calvin Harris (@CalvinHarris) June 6, 2014