Nazmi Gripshi e fiton çmimin “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”, shkruan Lajmi.net. Në xhiron e 8-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të FC. Ballkani, Nazmi Gripshi. Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Lulzim Berisha, Synaj Keqi, Emin Sekiraqa, vendosi që epiteti…

Sport

03/10/2023 10:52

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”, shkruan Lajmi.net.

Në xhiron e 8-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar mesfushorit të FC. Ballkani, Nazmi Gripshi.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Lulzim Berisha, Synaj Keqi, Emin Sekiraqa, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë mesfushorit te skuadrës nga Suhareka, pasi në ndeshjen kundër KF. Llapi kishte paraqitje briliante duke shënuar një eurogol dhe duke e udhëhequr ekipin e tij drejt fitimit të 3 pikëve të rëndësishme për ta marrë kreun e renditjes në Albi Mall Superliga.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e FC Ballkani , e ndau Blerina Tmava, specialist e rrjeteve sociale në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Gripshi u shpreh i lumtur për vlerësimin. “Jam i lumtur për këtë vlerësim nga ana e FFK-së. Fal paraqitjeve të mira si nga ana personale ashtu edhe e gjithë bashkëlojtarëve po arrijmë çdo ndeshje të marrim nga 3 pikë. Shpresoj të vazhdojmë kështu duke e ruajtur vendin e parë”, ka thënë Nazmi Gripshi për faqen zyrtare të FFK-së. /Lajmi.net/