Navas kërkon largimin nga PSG-ja, dëshiron kalimin në Itali
E ardhmja e Keylor Navas mund të ndryshojë, kur PSG-ja të kompletojë transferimin e Gianluigi Donnarummas.
Sport
Edhe pse klubi francez i ka premtuar se do jetë portieri i parë, Navas e di se Donnarumma nuk do nënshkruante për t’u bërë portieri i dytë, transmeton lajmi.net.
Ish portieri i Real Madridi ka kontratë edhe për disa vite me PSG-në, pra deri më 2024 dhe largimi i tij do kushtonte 10 milionë euro.
Roma, Milan dhe Juventus janë disa nga skuadrat e interesuara për ‘gardianin’.
Ndërkohë, Navas tani duhet të pres derisa të zyrtarizohet për të mësuar të ardhmen./Lajmi.net/