NATO, alternativa e vetme për zhvillimin e Maqedonisë

Lajme

17/04/2016 20:57

Maqedonia duhet të vazhdojë t’i përmbush standardet e NATO-s. Jo vetëm ato ushtarake, por edhe ato politike, juridike dhe ekonomike, ka thënë kështu kryetarit të Këshillit euroatlantik, Ismet Ramadanit. Sipas tij, Maqedonia është e detyruar të bashkëpunojë me aleancën dhe nuk ka alternativë tjetër.

Disa kompani e konfirmuan këtë. Globalizimi dhe Maqedonia si pjesë e trendeve ekonomike rajonale dhe evropiane, doemos të sigurojë bashkëpunim me NATO-n. Një nga sektorët është energjetika, ku si Aleanca ashtu edhe Bashkimi Evropian i kushtojnë vëmendje të veçantë.

“Kjo është një mundësi për Maqedoninë, menjëherë të ketë zhvillim të shpejtë, t’i bashkohet NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Në kuadër të biznesit energjetik ajo ofron tregti më të mirë me energji elektrike, dhe shkëmbimi më i mirë i energjisë elektrike në kuadër të tregut është një përfitim për të gjithë ne”, ka thënë Shtefan Peter nga EVN Maqedoni, shkruan Alsat.

Maqedonia duhet ta përshpejtojë rrugën euro-atlantike, këtë e tregojnë indikatorët ekonomik.

Nga 15 vendet e para me të cilat Maqedonia ka shkëmbim tregtar, vetëm katër nuk janë në NATO.

Vendi i parë me të cilin ka më së shumti shk? ?mbim tregtar dhe eksport është Gjermania. Gati një e treta e shkëmbimit tregtar është me këtë vend, dhe madje gjysma e eksportit është pikërisht në Gjermani. Kina është në vendin e gjashtë, ndërsa Rusia është e 13-ta.

Megjithatë shumat me këto vende janë shumë të vogla, dhe Maqedonia shumë më tepër importon sesa eksporton në këto dy shtete.