Nata e ndërrimit të moteve- Sveçla e Aliu në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me nibistrin e Ambientit, Planifikimit Hapsinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu, e bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vizituar pikën kufitare të Jarinjes.. Në natën e ndërrimit të moteve, pas mesnatës, dy ministrat e Qeverisë ishin atje. Me anë të një postimi në rrjetin social facebool, Sveçla ka uruar vitin…

Lajme

01/01/2025 08:35

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me nibistrin e Ambientit, Planifikimit Hapsinor e Infrastrukturës, Liburn Aliu, e bashkëpunëtorë të tjerë, kanë vizituar pikën kufitare të Jarinjes..

Në natën e ndërrimit të moteve, pas mesnatës, dy ministrat e Qeverisë ishin atje.

Me anë të një postimi në rrjetin social facebool, Sveçla ka uruar vitin 2025, duke thënë se vendosën që ndërrimin e motmotit ta presin me zyrtarët policorë në këtë pikë kufitare.

“Paraprakisht vizituam zyrtarët policor në Leposaviq, Urën e Bistricës, Koshtovë dhe takuam ata në pikat patrulluese nga Mitrovica deri në Jarinje”, ka shkruar i pari i Punëve të Brendshme.

Sipas tij, këta zyrtarë përveç sigurisë së të gjithë qytetarëve pa dallim, po kujdesen edhe për sigurinë e kufirit tonë me Serbinë.

“Përkushtimi i tyre dhe i të gjithë policëve tanë ka bërë të mundur të përmbyllim një vit sfidues por të suksesshëm e edhe më të fortë”, ka shtuar Sveçla.