NASA zbulon një sistem të ri diellor me 7 planete të ngjashme me diellin

Astronomët kanë njoftuar një zbulim që mund të ketë një efekt thelbësor në jetën në planetin Tokë.

Fun

01/04/2019 18:23

Një sistem tjetër planetik, i cili përbëhet nga planete me madhësinë e planetit tonë, ndoshta mund të ketë ujë dhe, në këtë mënyrë, edhe të mundësojë jetesën në të, transmeton lajmi.net.

Shkencëtarët që punojnë në sektorin e teleskopëve në NASA dhe Observatorin Europian Jugor njoftuan zbulimin e tyre së fundmi – një sistem të tërë planetarësh me madhësinë e planetit Tokë.

Ky ekip pohon gjithashtu se matjet e dendësisë së planetit tregojnë se gjashtë prej tyre, të cilët janë më qendror, janë në dukje si planeti ynë.

Tre nga këto planete qëndrojnë brenda zonës së banueshme të yllit. Zona e banueshme është një rajon që rrethon yllin, i cili në mënyrë teorike mund të ketë ujë të lëngshëm, që do të thotë se tre planetet e huaja mund të kenë oqeane të tëra ujore, të cilat rrisin në mënyrë dramatike mundësinë që të ketë jetë.

Duke përmbledhur të gjithë punën e bërë, Michael Gillon, i cili është autori kryesor, vuri në dukje se sistemi diellor i zbuluar rishtazi posedon numrin më të madh të planeteve me madhësinë e planetit Tokë, si dhe numrin më të madh të planeteve të tjera që mund të kenë ujin në gjendje të lëngët.

Ky sistem i ri diellor është rreth 40 vite dritë larg. Nga një këndvështrim kozmik, praktikisht, ne do të kemi nevojë për qindra miliona vjet për të arritur atje me teknologjinë e sotme. /Lajmi.net/

YouTube player