NASA kapë një sinjal misterioz në hapësirë i cili mund të tregojë arsyen pse ekzistojmë

Sinjale të çuditshme të zbuluara nga teleskopi hapësinor i NASA-së mund të kenë përgjigjen se pse ekziston universi, thuhet sipas disa shkencëtarëve.

Auto & Tek

15/05/2015 11:55

Teleskopi i quajtur Femi ka zbuluar një dritë me energji të lartë për të cilën shkencëtarët pretendojnë se mund të japë të dhëna për një fushë magnetike që ekzistonte menjëherë pas Big Beng-ut.

Natyra e saktë e këtyre rrezeve gama mund të jetë një dëshmi se në univers mund të ketë më shumë materie se anti-materie, si dhe do të ofronte një përgjigje pse ndodhë kjo.

Shkencëtarët mendojnë se, pas Big Beng-ut, universi kishte aq shumë anti-materie sa që u krijua materia. Por, ata nuk janë të sigurt se si materia arriti ta dominojë universin, transmeton Lajmi.net.

Teoritë e tanishme tregojnë se do duhej të kishte një sasi të ngjashme të anti-materies në univers me atë të materies, dhe që të dyja janë të ngjashme por kanë kuptime të kundërta.

Ky hulumtim i ri vjen nga një teori e cila thotë se i gjithë universi është i mbushur me fusha magnetike. Zbulimi i ri shpreson t’i përgjigjet pyetjes se si u prodhua kaq shumë materie.

Për t’u siguruar më shumë, shkencëtarët prapa këtij studimi do të vazhdojnë të mbledhin të dhëna nga teleskopi në hapësirë, në mënyrë që të zbulojnë më shumë për këtë sinjal dhe fillimin e universit.