NASA gjen oksigjen në Mars, nuk ka shpjeguar nëse mund të jetohet në të

Shkencëtarët e NASA-s kanë mbetur 'të hutuar' pas një eksperimenti të ri të këtij lloji, duke zbuluar luhatje të pashpjegueshme në nivelet e oksigjenit në sipërfaqen e Marsit.

Fun

13/11/2019 19:08

Një laborator i lëvizshëm i kimisë në Curiosity Rover ka marrë provën e ajrit sipër Kraterit Gale në Planetin e Kuq për tre gjashtë vjet.

Shkencëtarët kanë përdorur këto të dhëna për të matur mënyrën e ndryshimit të gazrave që mbushin ajrin mbi sipërfaqen e kraterit sipas stinëve.

Ata zbuluan se sasia e oksigjenit në atmosferë rritet me 30 për qind në pranverë dhe pastaj bie përsëri në normale deri në vjeshtë, në një mënyrë që nuk mund të shpjegohet me ndonjë proces kimik të njohur, transmeton lajmi.net.

Curiosity Rover, i cili tani është pajisja e vetme që funksionon në Mars, ka një laborator kimik që ka marrë provën e ajrit rreth kraterit Gale për të zbuluar se çfarë përmban atmosfera e nivelit të sipërfaqes në Planetin e Kuq.

“Ne po mundohemi ta shpjegojmë këtë”, tha Melissa Trainer, një shkencëtare planetare në Qendrën Fluturuese Hapësinore Godaard të NASA-s që drejtoi studimin.

“Fakti që sjellja e oksigjenit nuk përsëritet në mënyrë të përsosur çdo stinë, na bën të mendojmë se nuk është një çështje që ka të bëjë me dinamikën atmosferike. Ajo duhet të jetë një burim kimik të cilin ne ende nuk mund ta llogaritim”, shtoi ajo.

Mostrat e analizave në Mars nga laboratori kimik i lëvizshëm në Curiosity Rover konfirmoi se atmosfera në sipërfaqen e këtij planeti është e përbërë nga dyoksidi i karbonit, azoti, argoni, oksigjeni dhe monoksidi i karbonit.

Rreth 95 për qind e atmosferës sipërfaqësore është dyoksidi i karbonit, i ndjekur nga 2.6 për qind azot molekular, 1.9 për qind argon, 0.16 për qind oksigjen dhe 0.06 për qind monoksid karboni.

Ndërsa studiuesit po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për rritjen dhe rënien e çuditshme të niveleve të oksigjenit, ata nuk mendojnë se kjo ka të bëjë me ‘diçka biologjike’.

Ata besojnë se toka e Marsit – e cila është e pasur me oksigjen në formën e komponimeve të tilla si peroksidi i hidrogjenit dhe perokatesat – mund të jetë një shkak i ngritjes dhe rënies, por nuk ka prova të mjaftueshme për ta konfirmuar.

NASA u ka bërë thirrje ekspertëve në të gjithë botën që të përpiqen dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit. /Lajmi.net/