Napoli triumfon ndaj Torinos
Skuadra e Napoli ka fituar ndeshjen ndaj Torinos. Skuadra napolitane arriti një fitore të lehtë 3:1, në shtëpi ndaj Torinos. Serinë e golave e hapi Zambo Anguissa, i cili shënoi në minutën e 6`. I njëjti shënoi sërish, pas gjashtë minutash, për të dyfishuar rezultatin. Për golin e tretë u përkujdes Kavartskhelia, i cili realizoi…
Sport
Skuadra e Napoli ka fituar ndeshjen ndaj Torinos.
Skuadra napolitane arriti një fitore të lehtë 3:1, në shtëpi ndaj Torinos.
Serinë e golave e hapi Zambo Anguissa, i cili shënoi në minutën e 6`.
I njëjti shënoi sërish, pas gjashtë minutash, për të dyfishuar rezultatin.
Për golin e tretë u përkujdes Kavartskhelia, i cili realizoi në minutën e 37`.
Torino në anën tjetër po kërkonin të ngushtonin epërsinë, dhe ia arritën në minutën e 43`më anë të Sanabrias.
Kështu pjesa e parë u mbyll 3:1 në favor të Napolit.
Edhe në 45 minutat e dyta u zhvillua një lojë më e mirë nga skuadra vendase, por gola nuk u realizuan.
Vlen të përmendet që Torino nga minuta e 74` ishin me 10 lojtarë, pas përjashtimit me të kuq të Juric.
Me këtë fitore Napoli shkon në kuotën e 20 pikëve në vendin e parë, kurse Torino ka 10 në vendin e nëntë./Lajmi.net/