Napoli s`ndalet, fiton me rezultat të thellë ndaj Sassuolos

Napoli ka marrë fitoren e radhës në Serie A. ‘Napolitanët’ mposhtën me lehtësi 4:0 skuadrën e Sassuolos. Në këtë takim shkëlqyen Victor Osimhen dhe Khivicha Kvaratskhelia, pasi ishin protagonist kryesor (nigeriani me tri gola, gjeorgjiani me një gol dhe dy asistime). Serinë e golave e hapi sulmuesi nigerian, Osimhen pasi realizoi qysh në minutën e…

Sport

29/10/2022 16:51

Napoli ka marrë fitoren e radhës në Serie A.

‘Napolitanët’ mposhtën me lehtësi 4:0 skuadrën e Sassuolos.

Në këtë takim shkëlqyen Victor Osimhen dhe Khivicha Kvaratskhelia, pasi ishin protagonist kryesor (nigeriani me tri gola, gjeorgjiani me një gol dhe dy asistime).

Serinë e golave e hapi sulmuesi nigerian, Osimhen pasi realizoi qysh në minutën e 4`.

Po rridhte minuta e 19` kur ai dyfishoi epërsinë për Napolin.

Por, lideri i Serie A nuk u ndalë me aq, pasi në minutën e 36` shënuan sërish, me anë të Kvaratskhelia.

Edhe në pjesën e dytë vendasit kishin dominimin, por shënuan vetëm një herë.

Në minutën e 77` ishte sërish Osimhen, që shënoi golin e tretë personal në këtë takim.

Me këtë fitore Napoli ka 32 pikë në vendin e parë, kurse Sassuolo ka 15 në të nëntën./Lajmi.net/